Telegrafi

Oscar: Chelsea do të bëhet kampion bote

“Në Brazil, kjo (Kupa e Klubeve) gjithmonë është parë si një mundësi për klubet tona të luajnë me një nga ekipet më të mëdha evropiane. Është një shans për ta testuar veten kundër një ekipi të madh nga Evropa dhe për të shkuar për ta treguar futbollin e tyre para botës”.

“Skuadrat nga Amerika Jugore gjithmonë e kanë marrë këtë garë seriozisht por mendoj se të gjitha klubet e mëdha do të shkojnë në Japoni dhe do të japin gjithçka”.

“Për Chelsean, ne përfaqësojmë Evropën dhe do të shkojmë me vendosmëri për t’ia dalë mirë. Ne shkojmë për t’u përpjekur ta fitojmë këtë garë këtë vit”, ka thënë Oscar. /Telegrafi/