Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) dhe OSBE/ODIHR kanë nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi për trajnimin e administratës publik për organizimin e zgjedhjeve të 11 dhjetorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Trajnimi do të bëhet përmes video udhëzuesve, se si më profesionalisht të kalojë cikli zgjedhor, kurse për vlerësimin e administratës së angazhuar, do të bëhet edhe një testim online.
Ambasadorja Nina Suomalainen theksoi se në këtë periudhë që vjen, do t’i ndihmojë KSHZ-së në pararegjistrimin e qytetarëve tjerë në Listën zgjedhore./Telegrafi/