OSBE/ODIHR prezantoi raportin paraprak për zgjedhjet në vendin tonë. Sipas OSBE-së, “akuzat për shitblerje vote ulën besimin publik në proces”.
“Në shumë qendra nuk u zbatuan procedurat, pati vonesa dhe parregullsi. Numërimi u vonua në shumë vende”, shtoi përfaqësuesi i OSBE/ODIHR.
Ndërsa eurodeputeti Eduard Kukan deklaroi: “Jemi të ndërgjegjshëm për rëndësinë e kësaj gare, që përbën një hap të rëndësishëm për Shqipërinë. Jemi të inkurajuar nga ndërmjetësimet politike që çuan në pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në zgjedhje. Dëshirojmë që rezultati të njihet nga të gjithë, kjo është kyçe për procesin demokratik”.
Më tej, Kukan shtoi: “Ne e mbështësim Shqipërinë për integrim në Europë me kusht që të plotësohen kërkesat. Qeveria e re duhet të vijojë me reformat”./ Top Channel/