Telegrafi

OSBE/ODIHR-i fillon sot misionin e vëzhgimit në Maqedoni

Misioni i OSBE/ODIHR-it në Maqedoni e fillon sot fushatën e vëzhgimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara më 11 dhjetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, në një konferencë shtypi, Caytana de Zulueta, shefe e misionit në Maqedoni, do të prezantojë rolin dhe aktivitetet e ekipit të saj.

De Zulueta e zëvendësoi ambasadorin Jan Petersen, i cili duhej të udhëheqë me këtë mision, në datat e mëhershme të zgjedhjeve, të cilat u shtynë./Telegrafi/