Telegrafi

OSBE u kërkon partive të respektojnë kodin zgjedhor

Wollfarth nënvizoi se OSBE-ja pret që të gjitha afatet e tjera ligjore të respektohen plotësisht dhe të gjithë anëtarët e KQZ-së të marrin pjesë në të gjitha mbledhjet. Sipas Kodit Zgjedhor, afati i fundit për paraqitjen e emrave të komisionerëve të komisioneve të nivelit të dytë ishte 24 janari. Afati që KQZ-ja të konstituojë të gjitha komisionet është 7 shkurti.

"Shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë të vendit presin që zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të zhvillohen më 8 maj, ashtu siç janë dekretuar nga presidenti i Republikës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në fazën e përgatitjes së këtyre zgjedhjeve. Puna e tij do të bëhej më e lehtë, nëse të gjitha partitë politike veprojnë menjëherë dhe respektojnë ligjin, duke dorëzuar emrat e të gjithë komisionerëve zgjedhorë brenda afatit", tha ambasadori. /Telegrafi/