OSBE do t’i prezentoj aktivitetet për zgjedhje të parakohshme në Maqedoni
Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Organizatës për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) sot në Shkup do të paraqesë rolin e aktiviteteve të ardhshme të misionit dhe me rastin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për më 5 qershor, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Për misionin dhe aktivitetet e Misionit do të flas Ambasadori Jan Peterson, kreu i misionit të vëzhgimit për zgjedhje të OSBE / ODIHR. /Telegrafi/