Site icon Telegrafi

OSBE me rol të veçantë në hartim të statutit të Asociacionit

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), është ftuar që të kontribuojë me ekspertizët eknike në hartimin e statutit të Asociacionit të Komunave Serbe.

“Siç je ni në dijeni, ky proces nuk ka filluar ende mirë po ne jemi të gatshëm që të japim ndihmën tonë kurdo që kjo të ndodh, e ne shpresojmë që kjo të ndodhë shpejt”, thuhet nga OSBE, përcjellë Klan Kosova.

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit, Isa Mustafa, thotë se OSBE në këtë proces do të ketë rol ndihmës.

”OSBE, që nga nënshkrimi i marrëveshjes së vitit 2015 ka qenë e parparë të ndihmojë në themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe”.

Pavarësisht se e ka negociuar tërë procesin dhe tash zbatimin pas dakordimit në negociatat e Brukselit për themelim të Asociacionit, Ministrja për Dialog, EditaTahiri, thotë se nuk deklarohet për këtë çështje në respektim të rezolutës së Kuvendit të Kosovës përmes të cilës kërkohet pezullimi i negociatave me Serbinë, të lehtësuara nga Bashkimi Evropian.

Edhe zëdhënësja e Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, J. Michelle Schohn, është shprehur për arbresh.info se ”besojnë se ka ardhur koha që të gjitha palët e interesuara të lënë anash kundërshtimet personale-politike dhe të fillojnë punën në përpilimin e statutit sa më parë që është e mundshme”.

Ditë më parë, vet kryeministri, Isa Mustafa, tha se do të ulen me përfaqësues të Listës, me përfaqësues të BE-së, të OSBE-së, Ambasadës Amerikane dhe do ta diskutojnë këtë çështje.

“Ne jemi të gatshëm që të fillohet me hartimin e statutit të Asociacionit, mirëpo duke respektuar tërësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Është një proces që nuk duhet ta shikojmë s injë proces të shkurtër, sepse do të zgjasë”, është shprehur kryeministri Mustafa.

Këto deklarata erdhën në kohën kur subjekti politik, Lista Serbe, u kthye pjesërisht në institucione, të cilat i bojkotoi për gjashtë muaj.

Sipas opozitës Lista Serbe, duket se me kthimin në institucione ka llogaritur më shumë që t’i ruaj mandatet që i ka në Kuvend, se sa të jetë faktor në procesin për themelimin e Asociacionit, shkruan arbresh.info.

Exit mobile version