Reagimeve të prijësve të shtetit ndaj vrasjes së një gruaje në Prizren nga bashkëshorti i saj, iu ka bashkëngjitur edhe misioni i OSBE-së në Kosovë.
Ky mision shpreh tronditje me rastin e kësaj ngjarje tragjike, duke thënë se dhuna familjare është një problem social, i cili mund të luftohet vetëm përmes përpjekjeve serioze të institucioneve dhe publikut të përgjithshëm.
Sipas njoftimit, misioni i OSBE-së në Kosovë shpreh ngushëllime për familjen dhe miqtë e viktimës, teksa bën thirrje për zbatimin e ligjit dhe që institucionet gjyqësore të përgjigjen me shpejtësi dhe vendosmëri, për të vënë drejtësinë në vend.
Ndryshe, një person ka vrarë mbrëmë gruan e tij në Prizren, për motive ende të panjohura. Pas vrasjes, autori i këtij krimi të shëmtuar ndaluar për 48 orë, ndërkohë që pritet edhe vendimi për paraburgimin e tij.
Ndaj këtij rasti kanë reaguar ashpër presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli./Telegrafi/