Misioni i OSBE-së në Kosovë ka lansuar raportin “Vlerësim i kthimit vullnetar në Kosovë” dhe filmin dokumentar mbi kthimin me titull “Të jesh në vendin tënd”.
Sipas këtij raporti që prej dhjetorit të vitit 2018 vetëm 28 mijë e 111 persona të zhvendosur janë kthyer në Kosovë prej 220 mijë personave sa janë zhvendosur nga Kosova gjatë periudhës së vitit 1998-99 për shkak të konfliktit dhe trazirave fe vitit 2014.
Në bazë të raportit ka një trend në rënie me kalimin e kohës për kthim të të zhvendosurve.
Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu tha se raporti përfshinë një sërë rekomandimesh për nivelin qendror dhe komunat që janë pikat e para të kontaktimit të atyre që vendosin në kthehen në Kosovë.
Ai si sukses e konsideroi miratimin e rregullores për kthim të personave të zhvendosur dhe zgjidhje të qëndrueshme e cila u miratua në vitin 2018.
Sipas tij çështja pronësore vlerësohet të jetë pengesa kryesore për kthimin e të zhvendosurve në Kosovë.
Incidente e shënuara karshi personave të kthyer sipas Braathu është parë si pengesë. /kp/