Misioni i OSBE-së në Kosovë organizon sot një konferencë me temë angazhimin e mediave në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Ekspertë të njohur vendorë e ndërkombëtarë, përfaqësues të mediave, shoqërisë civile, policisë dhe Bashkësisë Islame të Kosovës do të diskutojnë për rëndësinë e marrjes së informacionit të saktë dhe relevant për ekstremizmin dhe radikalizimin e dhunshëm që shpie në terrorizëm (VERLT).
Tri panelet: raportimi etik dhe faktik, terminologjia e duhur dhe kundër-narrativat do të paraqesin përvojat e gazetarëve në raportimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe përgjigjet e institucioneve publike dhe organeve të zbatimit të ligjit në luftimin e tij.
Përveç kësaj, në këtë ngjarje do të prezantohet edhe udhëzuesi pesë-pikësh për raportimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Konferenca do të hapet nga shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jan Braathu dhe Lulzim Fushtica, koordinator nacional për VERLT.
Konferenca i hapë punimet nga ora 09:30. /Telegrafi/