Telegrafi

OSBE-ODIHR monitoron protokollet e shëndetit dhe sigurisë për zgjedhjet në Maqedoni

Ndihmës drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike, Shefik Bajrami i shoqëruar nga drejtori Sasho Tasevski, kanë pritur në takim përfaqësuesit e misionit special të OSBE-ODIHR për pjesëmarrje dhe vëzhgim të zgjedhjeve në Republikën e Maqedonisë Veriore, të udhëhequr nga eksperti i sigurisë, Tibor Nemes.

Nemes theksoi se misioni i OSBE-ODIHR monitoron protokollet e shëndetit dhe sigurisë. Ndihmës drejtori Bajrami dhe drejtori Tasevski kanë ftuar Misionin Special të OSBE-ODIHR që të marrë pjesë në Shtabin Operativ, i cili u formua për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe potencuan që sipas të gjitha analizave të mëparshme, nuk ka asnjë shkas që procesi zgjedhor mund të prishet.

Ndërkohë që nuk ka munguar as edhe koordinimi me institucionet e tjera përkatëse për t’u marrë të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme që zgjedhjet të jenë paqësore dhe demokratike. Ndihmës drejtori Bajrami theksoi se fushata parazgjedhore aktualisht po shkon pa probleme.