Misioni ndërkombëtar i OSBE/ODIHR në Maqedoni sot ka dalë me një njoftim për disa nga informacionet që qarkullojnë nëpër rrjetet sociale në emër të tyre, duke i quajtur si të paqena, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“Sqarim mbi artikujt në media në lidhje me sondazhin e supozuar të OSBE-së mbi referendumin e ardhshëm
Misioni i OSBE-së në Shkup ka mësuar për artikujt e fundit të mediave të cilat pretendojnë se OSBE ka realizuar sondazh mbi referendumin e ardhshëm.
Misioni nuk ka realizuar asnjë sondazh të tillë. Të gjitha përmbajtjet mediatike që pretendojnë të kundërtën, janë tërësisht të pasakta dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyrojnë punën dhe aktivitetet e Misionit të OSBE-së në Shkup” thuhe në njoftimin e OSBE në Facebook. /Telegrafi/