Site icon Telegrafi

OSBE i kërkon FFK-së ta lejojë ndeshjen që Cervena Zvezda kërkon ta zhvillojë në Graçanicë

Pas lajmeve se Federata e Futbollit të Kosovës nuk do të lejojë të luhet ndeshja ndërmjet Crvena Zvezdës dhe Graçanicës për shkak të thirrjeve raciste të tifozëve, ka reaguar misioni i OSBE-së në Kosovë.

Përmes një komunikate për media, misioni i OSBE-së në Kosovë thotë se e ka pranuar me shqetësim lajmin për ndalimin e ndeshjes humanitare ndërmjet KF Crvena Zvezda të Beogradit dhe KF Graçanica.

“Në lidhje me këtë dhe anulimet e ngjarjeve tjera sportive kohëve të fundit, Misioni i OSBE-së dëshiron të ritheksojë nevojën për ndarjen e çështjeve politike nga ngjarjet sportive dhe ruajtjen e frymës së sportit në të gjitha disiplinat”, thuhet në komunikatën e OSBE-së.

Ata tutje i kanë bërë thirrje Federatës së Futbollit të Kosovës që kjo ndeshje të lejohet të mbahet.

Në anën tjetër as Serbia nuk është hiç miqësore në lidhje me sportin dhe deri më tani nuk e ka dëshmuar që e ndan sportin nga politika.

Për shkak të politikës serbe, hendbollistet kosovare fituan me rezultat 10:0 kundër Serbisë në mars të këtij viti, pasi që Federata Serbe nuk kishte pranuar të luajë kundër Kosovës. /Kallxo.com/

Exit mobile version