Telegrafi

OSBE-ja organizon takim vjetor për procese gjyqësore në Maqedoni

Nga sot e deri në ditën e premte, në Shkup do të mbahet takimi vjetor për përcjelljen e proceseve gjyqësore, aktivitet që organizohet nga Zyra e OSBE-së për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut (ODIHR) dhe Misioni i OSBE-së në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Juristë nga shtatë misione të OBSE-së dhe përfaqësues të 29 OJQ-ve nga rajoni i OSBE-së do të shkëmbejnë përvojat dhe do të flasin për sfidat që lidhen me përcjelljen e lëndëve të profilit të lartë gjyqësor dhe lëndët ku janë përfshirë grupe të ndjeshme, siç janë të miturit dhe pakicat kombëtare./Telegrafi/