Misioni i OSBE-së në Kosovë ka mbajtur sot një konferencë me temën: “Përforcimi i performancë së institucioneve të pavarura”, në të cilën u tha se funksionimi i institucioneve të pavarura ndihmon në qeverisjen e mirë.
Ambasadori i OSBE-së ,Jan Braathu, tha ky mision evropian që nga viti 1999 ka ndihmuar në përforcimin e institucioneve në kuptimin e buxhetimit, lloigaridhënies dhe në fund mbikëqyrjes parlamentare.
Braathu tha se sot në këtë konferencë do të diskutohet rreth tri institucioneve të cilat janë kyçe në të gjitha shtetet evropiane si Agjencia Antikorrupsion, Avokati i Populli dhe zyra e Auditorit të Përgjithshëm.
“Jo më pak e rëndësishme është edhe çështja e financimit, duhet të jemi shumë të qartë që duhet të ketë baraspeshë ndërmjet ushtrimit të autoritetit legjislativ dhe mundësimit të pavarësisë operacionale të këtyre institucioneve, do të thotë është çështje balancimit, është një kufi tejet i hollë ndërmjet mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes politike dhe së bashku duhet të sigurojmë që kjo linjë kufitare të vërehet dhe respektohet në këtë konferencë që do të trajtojmë afërsisht këto pengesë dhe sfidat që këto institucione të pavarura dhe parlamentet i përballin brenda këtij rajoni”, tha ai.
Në këtë konferecnë ka folur edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sipas të cilit institucionet shtetërore janë në funksion të publikut, e në asnjë mënyrë instrumente të interesave grupore.
“Për një kohë të gjatë Kosova kritikohet për politizimi e institucioneve të pavarura. Fenomenet e tilla si nepotizmi dhe klientelizmi, të shfaqura në nivele të ndryshme, kanë dëmtuar reputacionin e institucioneve dhe besimin e qytetarëve. Korrupsioni është ngushtësisht i lidhur me këto fenomene. Ato janë pengesa shumë serioze në konsolidimin e sistemit demokratik dhe ecjen përpara të vendit tonë në rrugën e integrimeve euro-atlantike”, tha kryetari Veseli.
Ndërkohë, Vasilika Hysi, deputete në Kuvendin e Shqipërisë, tha se në Shqipëri ligjet edhe gjatë draftimit të tyre diskutohen nga institucione të pavarura.
“Të gjitha grupet e interesuara përshirë këtu edhe institucionet e pavarura kanë mundësi të dëgjohen dhe të pasurohen ose të argumentojnë , paraqesin ato rekomandime të cilat ekzekutivi nuk i ka marrë parasysh. Nga ana tjetër edhe gjatë draftimit të projektligjit të diskutimit ët tyre institucionet e pavarura në mënyrë të veçantë avokati i popullit, kontrolli i larë i shtetit, inspektorati i kontrollit të deklarimit ët pasurive, komisioneri për modiskriminimin etj. janë aktiv në paraqitjen e mendimeve dhe sugjerimeve të tyre për projektligjet”, tha Hysi.
Ndërsa, Talat Xhaferi nga Kuvendi i Maqedonisë, e shpjegoi mënyrën e hartimit të dokumenteve shtetërore në vendin prej nga ai vjen si dhe funksionimin e këtyre institucioneve.
“Në Republikën e Maqedonisë aktualisht ka mbi 35 trupa ë pavarur ë cilët janë të themeluar prej parlamentit që mbulojnë fusha të theksuara në Republikën e Maqedonisë, por për faktin që edhe me ftesën që u bë për pjesëmarrje këtu jemi përcaktuar që të përmbahemi dhe të koncentrohemi në rolin dhe pozitën e tre institucioneve kryqe siç është auditi, antikorrupsioni dhe roli i avokatit të popullit n atë formë dhe në pika të shkurtra do të mundohem që të përfshij për këto 10 minuta statusin e të gjithë këtyre institucioneve dhe në pak të shkurtra do të jap mundësinë se në çfarë forme është paraparë mënyra e kryerjes së mbikëqyrjes së këtyre institucioneve”, tha Xhaferi.
Konferenca e cila ka filluar sot do të mbahet edhe nesër(e martë).