Site icon Telegrafi

OSBE fillon serinë e ligjëratave “Qeverisja ka rëndësi”

Misioni i OSBE-së në Kosovë sot do të mbajë ligjëratën e parë nga një seri ligjëratash për qeverisjen e mirë dhe qytetarinë aktive.

Ligjërata e parë do të përqendrohet në ndikimin e qeverisjes në mbrojtjen e mjedisit.

Seria e ligjëratave publike e quajtur “Qeverisja ka rëndësi”, do të trajtoj çështje kritike të qeverisjes dhe do t’iu sigurojë pjesëmarrësve, studentëve, ekspertëve, përfaqësuesve të OJQ-ve dhe mediave, mundësi që të propozojnë veprime që mund të shpien në politika më të mira.

Exit mobile version