Site icon Telegrafi

OSBE dhe PZAP përmirësojnë qasjen e personave të verbër në procedurat zgjedhore

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jan Braathu, sot viziton Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), me ç’rast do t’iu dorëzojë formularët e ankesës në alfabetin Braille, të shtypura me financim të OSBE-së.

Shtypja e ankesës në Braille ka për qëllim sigurimin e qasjes së barabartë dhe ofrimin e mundësive të barabarta për të gjithë.

Ambasadori Braathu do të pritet nga Gyltene Sylejmani, kryetare e PZAP-it, Mul Desku, drejtor i Sekretariatit të PZAP, si dhe përfaqësues të Shoqatës së të Verbërve.

Exit mobile version