Telegrafi

OSBE dënoi cicërimën kërcënuese ndaj gazetares Hopkins

Përfaqësuesi i OSBE-së për lirinë e mediave në mënyrë të ashpër e dënoi cicërimën e Cvetin Çilimanov drejtuar korrespondentes së “Financial Times”, Valerie Hopkins, e cila mbulonte referendumin në Maqedoni.

“Cicërime kërcënuese e Cvetin Çilimanov ndaj Velery Hopkins është e turpshme dhe e papranueshme. Të gjithë kërcënimet ndaj gazetarëve, posaçërisht thirrjeve për dhunë ndaj grave gazetare janë të papërgjegjshme. Çilimanov duhet menjëherë ta heq cicërimën”, shkroi Harlem Dezir në Twitter./Telegrafi/