Site icon Telegrafi

OSBE: Bën thirrje për hetim të shpejtë të sulmit ndaj gazetarit në Shqipëri

Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatović ka bërë thirrje për një hetim të shpejt të sulmit ndaj gazetarit Elvi Fundo në Shqipëri.

Fundo, drejtor i portalit të lajmeve Citynews.al dhe i “Radio Best”, u dhunua nga persona të paidentifikuar, pranë stacionit të trenit në Tiranë, ku si pasojë, gazetari u shtrua në spital.

“Kam besim se autoritetet do ta hetojnë me shpejtësi sulmin dhe do t’i vendosin përgjegjësit përpara drejtësisë”, tha Mijatović.

Përfaqësuesja përshëndeti dënimin e sulmit nga ana e kryeministrit Edi Rama, Unionit të Gazetarëve Shqiptarë dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe tha se ishte në dijeni për nisjen e hetimeve. /Telegrafi/

Exit mobile version