Telegrafi

OSBE angazhon burrat për të promovuar barazinë gjinore

Misioni i OSBE-së në Kosovë organizon tryezën dyditore për të diskutuar për barazinë gjinore dhe rëndësinë e angazhimit të burrave për promovimin e saj.

Drejtorët rajonalë të policisë dhe komandantët e stacioneve, së bashku me përfaqësues të Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës dhe Forumit të Grave Gjyqtare dhe Prokurore do t’i rivlerësojnë rolet gjinore në Kosovë, do të diskutojnë për stereotipat dhe normat gjinore dhe se çfarë mund të bëjnë burrat dhe gratë për ta tejkaluar pabarazinë.

Ata, po ashtu, do të dalin me një numër rekomandimesh për punën e ardhshme rreth barazisë gjinore brenda Policisë së Kosovës.

Ambasadori Jan Braathu, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Shpend Maxhuni, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë,  si dhe Taibe Canolli nga Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës do të mbajnë fjalime hyrëse.