Telegrafi

Osasuna ndalon Barcelonën

Kampioni i Spanjës dominoi ndeshjen që nga fillimi, por Osasuna ishte mirë e organizuar në mbrojtje dhe nuk lejoi të krijohen shumë raste për shënim. Në anën tjetër, kundërsulmet e vendasve po ashtu rrezikuan golin e Victor Valdes.

Osasuna ruajti rezultatin e pathyer deri në minutën e 72-të, kur Seidou Keita shënoi nga afërsia. Barcelona u duk se do të siguronte tre pikë nga kjo ndeshje, por në minutat shtesë të ndeshjes një harkim nga Camunas u devijua drejt në rrjetën e Valdes nga Pique.

Me pikën e fituar, Barcelona mban kreun me 23 pikë, i ndjekur nga Real Madridi me 22./Telegrafi/