Real Madridi ka arritur të marrë një fitore të madhe në udhëtim te Osasuna me rezultat 4-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në La Liga.
Ekipi i Zinedine Zidanes ka marr fitoren e pestë radhazi në kampionat duke mos lejuar befasi në fitoren e tyre me rikthim ndaj Osasunas dhe duke vazhduar pa shqetësim në krye të La Ligas.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Unai Garcia (14’) për vendasit, ndërsa Isco (33’), Sergio Ramos (38’), Lucas Vazquez (85’) dhe Luka Jovic (90+) për Realin.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori brazilian, Casemiro, i cili u vlerësua me notë 8.1
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për Marc Cardona që u notua me 5.7.
Osasuna:
Real Madrid:
/Telegrafi/