Site icon Telegrafi

Osama bin Laden kishte profil në facebook

Gazeta britanike “the Sun” shkruan se Bin Laden ka përdorur Facebookun për t’ua përcjellë militantëve video xhirimet dhe fjalimet e tij.

Përndryshe besohet se lideri i Al-Qaidas, i cili kërkohet me vite dhe koka e të cilit vlen disa milionë dollarë, fshihet në malet ndërmjet Pakistanit dhe Afganistanit.

Ekspertët e sigurisë i bënë thirrje pronarëve të Facebookut të fshinë profilin e Bin Ladenit. Profili është hequr kohë më parë, ndërsa mediat raportojnë se faqja ka qenë aktive deri para një muaji dhe kishte më shumë se 1.000 friends. /Telegrafi/
 

Exit mobile version