Osama bin Laden ka vdekur. Dhe në javët pas vdekjes së “Kalifit” të parë të ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi, Departamenti i Shtetit njoftoi një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për ata që ofrojnë informacione rreth dy anëtarëve të armikut të vjetër, al-Kaedës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Michael Evanoff, ndihmës sekretari për sigurinë diplomatike, u tha gazetarëve se Departamenti i Shtetit po ofronte një shpërblim për dy anëtarët e moshuar të al-Kaedës në Gadishullin Arabik.
Kështu, siç është bërë e ditur tutje, SHBA është duke ofruar 6 milionë dollarë për informacion mbi Sa’ad bin Atef al-Awlaki dhe deri në 4 milionë dollarë për Ibrahim Ahmed Mahmoud al-Qosi.
BREAKING: Multi-million dollar REWARDS for information that brings two senior leaders of #AQAP to justice. Up to $6 million for al-Awlaki and up to $4 million for al-Qosi. Stop these terrorist extremists and earn a reward. Relocation possible. 💵https://t.co/g7voAJaT5J💰 pic.twitter.com/99elSdbGAJ
— Rewards for Justice (@Rewards4Justice) November 7, 2019
Shtetet e Bashkuara pretendojnë se dy anëtarët e grupit terrorist kanë inkurajuar anëtarët e saj për të bërë sulme kundër Shteteve të Bashkuara dhe qytetarëve të saj.
Al-Qosi thuhet se është një sudanez i cili ishte shoferi i Osama bin Ladenit dhe kuzhinier nga viti 2006 deri në 2010.
Ndërsa Al-Awlaki është një komandant i lartë i Al-Kaeda në Gadishullin Arabik i cili ishte gjithashtu një komandant fushor duke luftuar pushtimin e udhëhequr nga Sauditët në Jemen. /Telegrafi/