Telegrafi

Ortiz: Ishte një moment lëshimi që më kushtoi

(Foto: Getty Images)

Luis Ortiz është treguar kundërshtar i denjë për Deontay Wilder, mirëpo në raundin e dhjetë pësoi me nokaut teknik, meqenëse nuk u bëri ballë grushteve të kundërshtarit të tij.

Boksieri nga Kuba në një moment dukej se mund ta fitonte duelin, mirëpo amerikani e tejkaloi momentin e krizës dhe doli triumfues në fund.

“Jam mirë, mora një goditje me të djathtën, por jam mirë. Në këtë sport, çdo goditje mund t’i japë fund duelit”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për meçin WILDER vs. ORTIZ

“Ishte vetëm në një moment kur huqa dhe u ndëshkova”.

(Foto: Getty Images)

“Dua ta falënderoj Zotin për mundësinë dhe ta uroj Deontay Wilderin. Ishim dy prindër që luftonin për këtë titull”, ka thënë Ortiz pas meçit.

Ortiz dhe Wilder kanë një të përbashkët, sepse dy vajzat e tyre vuajnë nga sëmundje të ndryshme.

Pikërisht ato kanë qenë frymëzim për suksesin e dy boksierëve, në përpjekje që t’u ofrojnë fëmijëve të tyre mjekim dhe jetë më të mirë. /Telegrafi/