Site icon Telegrafi

Orteku “varros” vendpushimin e skive në Rusi – tre të vdekur dhe shumë të tjerë të zhdukur

Të paktën tre njerëz gjetën vdekjen nga orteku që “varrosi” vendpushimin e skive Gora Otdelnaya, afër qytetit rus të Norilsk, natën e kaluar dhe ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të të zhdukurve, që supozohet se nuk janë pak.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, si pasojë e ortekut, përveç viktimave dhe të zhdukurve, edhe gjashtë shtëpi u “varrosën”, me tre të shkatërruara plotësisht.

Ndërkohë, një 15 vjeçar, fëmija më i madh i çiftit, u shpëtua gjatë natës dhe u dërgua në spital dhe është në gjendje të rëndë.

Adoleshenti thuhet se ishte i ngrirë dhe pësoi fraktura të shumta.

https://www.youtube.com/watch?v=VLIBbHqbnmY&feature=emb_title

Ekipet e shpëtimit gjetën trupat e një gruaje dhe një fëmijë 18 muajsh.

Një vullnetar shpëtimi ka thënë se gjetën pjesët e shkatërruara të shtëpisë ku po qëndronin familja katër anëtarëshe, drejtori i teleferikut Vlad Popov, gruaja dhe fëmijët e tij.

“Zhurma e një telefoni mund të dëgjohet nën borë. Shpëtuesit po përpiqen të kuptojnë saktësisht se nga po vjen. Unë erdha për të ndihmuar sapo dëgjova për ortekun. Shtëpia jonë është në të njëjtën zonë, por orteku u ndal pak metra nga dera jonë”, shtoi Innikhov. /Telegrafi/

Exit mobile version