Telegrafi

Orteku në Zvicër mbyt një dhe plagos tre alpinistë

Së paktën një alpinist humbi jetën dhe tre u plagosën në ortekun i cili u shemb në Alpet zvicerane pranë kufirit zvicerano-italian.

Agjencia zvicerane e lajmeve ‘SDA’ transmetoi deklaratën e Drejtorisë të Policisë në Kantonin Valais, përcjell AA, në të cilën thuhet se katër alpinistë mbrëmë janë përfshirë nga orteku në malin Aiguille de la Tsa me lartës mbidetare 3,500 metra.

Ekipet e shpëtimit arritën të nxjerrin alpinistët e lënduar dhe t’i transferonin në spital, ndërsa një grua 40-vjeçare iu nënshtrua plagëve pak pas mbërritjes në spital.

Tre alpinistët tjerë u shtruan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Nga fillimi i këtij viti, të paktën tre alpinistë kanë vdekur në tre ortekë që kanë ndodhur në Alpet zvicerane. /Telegrafi/