Telegrafi

Orteku masiv ra në lumë, shumë pranë pushimoreve (Video)

Zona turistike që ndodhet në malin Kackar të Turqisë, është trazuar nga një ortek masiv që është nisur nga majat e larta.

Temperaturat e ngrohta kanë bërë që të zhvillohet ky fenomen, që ka marrë me vete shumë borë dhe gurë, transmeton Telegrafi.

Por, për fat të mirë, masa nuk i ka qëlluar pushimoret që ndodheshin poshtë faqemalit, duke përfunduar në lumin që rrjedhë në atë pjesë.

Mediat raportojnë se ky ortek, nuk ka shkaktuar ndonjë lëndim në njerëz, apo dëmtim prone. /Telegrafi/