Site icon Telegrafi

Orteku masiv nga 460 metra lartësi, mbyti tre persona dhe lëndoi dy të tjerë në Alpet Italiane

Si pasojë e një orteku masiv që ka nga një lartësi prej 460 metrave, tre persona kanë mbetur të vdekur në Alpet Italiane, derisa dy të tjerë mbetën të lënduar.

Një nënën 25-vjeçare, me të bijën e saj që kishte shatë vjet dhe një moshatare të saj që ishin duke skijuar, janë përfshirë nga masivi i borës, transmeton Telegrafi.

Derisa nëna mbeti e vdekur, e bija nuk mundi t’i mbijetonte plagëve, derisa po dërgohej në spital. Bashkë me to edhe një fëmijë11-vjeçar me babanë e saj, kanë mbetur lëndime dhe u dërguan në spital për trajtim.

Në momentin që u kuptua se ka rënë ortek, drejt pistës janë nisur tre helikopterë, përfshirë edhe një nga Austria fqinjë.

Aksioni për shpëtimin e të përfshirëve në ortek ka përfunduar me sukses, ndërsa nuk raportohet të jetë ndonjë i zhdukur. /Telegrafi/

Exit mobile version