Është regjistruar momenti dramatik, kur orteku goditi trenin në lëvizje, duke rrezikuar ta nxjerrë prej binarëve.
Incidenti është kapur nga kamerat e sigurisë, të vendosura në stacionin Kapotnya, që ndodhet në Moskë të Rusisë, transmeton Telegrafi.
Sasia enorme e borës ka rënë me intensitet të lartë, duke mbuluar lokomotivën, si dhe tërë platformën e stacionit.
Për fat të mirë, dert e trenit ishin të mbyllura dhe askush nuk ndodhej në afërsi, andaj u shmang ndonjë lëndim në njerëz.
Kryeqyteti rus, është duke u përballur me reshjet më të mëdha të borës në 60 vitet e fundit. /Telegrafi/
https://youtu.be/W1MQj3aahzQ