Një ortek ka rënë duke zënë poshtë një grup skiatorësh në një pistë të hapur të stacionit të Tignes, në alpet franceze të Savoias.
Sipas policisë, nën masën e dëborës kanë mbetur shumë persona, por operacionet e shpëtimit, janë bërë të vështira nga mungesa e dukshmërisë që pengon ndërhyrjen e helikopterëve.
Me 13 shkurt, gjithnjë në Tignes, por jashtë pistës, një ortek kishte vrarë katër persona, tre turistë dhe shoqëruesin e tyre. /gsh/