Telegrafi

Ortayli: Dokumentet arkivore janë me rëndësi të madhe për historinë e Maqedonisë

Historiani turk me renome botëror, profesori Ilber Ortayli, i cili javën e kaluar mori pjesë në konferencën ndërkombëtare dyditore, e mbajtur me rastin e jubileut 70 vjeçar të Institutit për histori në Universitetin “Kirili dhe Metodi” në Shkup, foli për pasurinë arkivore të Maqedonisë në Republikën e Turqisë, tha se pa hetim të atyre dokumenteve vështirë se do të kuptohet historia e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ortayli, gjarë qëndrimit në Shkup shprehu gatishmëri që të ndërmjetësojë për kurse të gjuhës osmane nga profesionistë të rinj nga Maqedonia në Turqi.

Në ligjeratën e tij gjat konferencës, profesori Ortayli ka folur për çështje të ndryshme në historisë së Turqisë dhe Maqedonisë. Ai në këtë ligjeratë nuk e la pa përmendur edhe ish Jugosllavinë./Telegrafi/