Site icon Telegrafi

“Orme di un Cavaliere” libër për Skënderbeun

E trajtuar në një stil artistik libri i Helvin Sallabandes sjell dokumente nga arkivat e Vatikanit, por edhe studime të tjera mbi figurën e Skënderbeut dhe qëndresën qe ai i bëri turqve. Ndonëse ka kryer studimet për informatike një degë larg historisë dhe jeton prej shumë vitesh në Itali, Sallbanda ofron një libër shumë intrigues dhe histori mesjetare që ndërthuren duke na dhëne një libër i cili te mban pezull.

"Nuk kemi mënyre tjetër për të kuptuar disa gjëra të së kaluarës, në qoftë se nuk studiojmë ato që janë elemente te cilat kane ardhur deri te ne. E vetmja mënyre ishte arti ikonografik, pasqyrimi i vlerave të familjeve, studimi i artit", u shpreh autori i librit.

"Mund te them opinionin tim pa pasur parasysh atë që kishte shkruar Shmidi. Skënderbeu për ne ishte figura perfeksuese edhe i kultit duke e lidhur edhe me kontekstin në të cilin ai jetoi. Konteksti në të cilin ai jetoi për Shqipërinë ishte një kontekst shume i forte fetar, radikal", vazhdoi ai.

Ne librin e Sallabandes personazhi i Skënderbeut shfaqet si një figurë iluministe plot surpriza edhe për faktin se shumë familje, mjaft të rëndësishme e mbështeten betejën e tij kundër otomaneve. Me tej një reflektim mbi paganizmin ilirik e ndikimin e tij edhe mbi atë që kanë sjellë artistë dhe piktorë në artin botëror risjell në ketë libër një ide të bashkëndarë mes shume studiuesve të huaj.

Exit mobile version