Aktori i njohur, Orlando Bloom, së fundmi ka ndarë me fansat një fakt interesant rreth asaj çfarë mban në shtëpinë e tij.
Kjo, pasi i njëjti ka të ruajtur skeletin e eshtrave të qenit të tij të ngordhur, Sidi.
Ai e kishte adoptuar këtë qen vite më parë, dhe kishte realizuar me të fotografi të shumta gjatë xhirimeve në Marok.
42-vjeçari, i cili është i fejuar me këngëtaren 34-vjeçare, Katy Perry, u shpreh: “Ai ishte një shok i shkëlqyer dhe isha shumë i mërzitur kur ngordhi”. Unë ende e kam skeletin e tij, që ai të vazhdojë të qëndrojë me mua”.
Gjithashtu, Bloom ka treguar se Sidin e kishte parë për herë të parë në Shangai duke çaluar.
Më pas ai e kishte dërguar për shërim te veterinari dhe më pas e kishte adoptuar. /Telegrafi/