Telegrafi

Orlando triumfon në udhëtim te Bostoni dhe siguron ‘Play Off’-in

Terrence Ross. (Foto: Maddie Meyer/Getty Images/Guliver)

Orlando Magic ka marrë fitoren më të rëndësishme të sezonit duke triumfuar në udhëtim te Boston Celtics.

Magic kanë triumfuar në TD Garden me tetë pikë diferencë 108:116, duke siguruar kësisoj një pozitë që i dërgon ata në Play Off.

Terrence Ross me 26 pikë ishte basketbollisti më efikasi tek Magic.

Ndërkohë me lojë të mirë u dalluan edhe qendra malazeze Vucevic me 25 pikë si dhe francezi Fournier që shtoi 24 pikë të tjera.

Kyrie Irving me 23 pikë si dhe Al Horford me 18 të tjera ishin më efikasit tek vendasit, por që nuk mjaftuan për fitore.

Në konferencën e Lindjes ka mbetur të caktohet vetëm edhe një skuadër që do të marrë pjesë në Play Off dhe ajo do të jetë njëra mes Detroit Pistons dhe Miami Heat. /Telegrafi/

Rezultatet:

Toronto – Miami, 117-109

Cleveland – San Antonio, 90-112

Minnesota – Oklahoma, 126-132

Detroit – Charlotte, 91-104

Indiana – Brooklyn, 96-108

Memphis – Dallas, 127-129

Houston – Phoenix, 149-113

Milwaukee – Atlanta, 115-107

Boston – Orlando, 108-116

New York – Washington, 113-110

Golden State – Clippers, 131-104

Portland – Denver, 115-108

Sacramento – New Orleans, 129-133

Lakers – Utah Jazz, 113-109