Ambasadori i Italisë në Prishtinë Nicola Orlando është takuar sot me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku dhe nënkryetarin Gazmend Muhaxheri.
Diplomati italian pas këtij takimi në një postim në Twitter ka bërë të ditur se kryetari i LDK-së e ka informuar mbi planet e kësaj partie për rolin konstruktiv në opozitë dhe debatin e brendshëm.
“Kisha një takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe z.Muhaxheri, ku kryetari më informoi për planin e partisë për rolin konstruktiv në opozitë dhe në debatin e brendshëm. Përsërita shpresën që të gjitha partitë të veprojnë me përgjegjësi për të shmangur kthimin e kushtueshëm në zgjedhje”, shkruan Orlando. /Telegrafi/
Had fruitful meeting w/@LumirAbdixhiku & Mr Muhaxheri. @LDKzyrtare chairman informed me of party’s plan of constructive role in opposition & on internal debate. I reiterated hope that all parties act responsibly to avoid costly return to elections.
?????? pic.twitter.com/F3r0nqfFhD
— Nicola Orlando (@nicolaorlando) March 25, 2021