Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando me rastin e 22- vjetorit të Ditës së Paqes ka thënë se janë të përkushtuar që të promovojnë një mjedis të sigurt në Kosovë.
Këto komente, Orlando i bëri në llogarinë e tij në Twitter, transmeton Telegrafi.
“Më 12 qershor 1999 forcat e NATO-s hynë në Kosovë. Disa ditë më vonë, trupat e Italisë u vendosën në Pejë për të mbrojtur popullsinë. Që atëherë, burrat dhe gratë tona janë të përkushtuar në promovimin e një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë”, ka thënë Orlando.
Ndryshe, 22 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.
Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës që do të quhej KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze. /Telegrafi/
On 12 June 1999 @NATO_KFOR forces entered #Kosovo. A couple of days later, #Italy troops deployed in Peja to protect the population. Since then, our men and women are committed to promoting a safe and secure environment for all.#PeaceDay #AsOne
?????? pic.twitter.com/l40PNl9Ult
— Nicola Orlando (@nicolaorlando) June 12, 2021