Nënsekretari Ivan Scalfarotto ka pritur sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, koordinatorin shtetëror për dialogun Kosovë – Serbi, Skënder Hysenin.
Për të cilin takim ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando tha se ka qenë një takim i frytshëm për lehtësimin e BE-së në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të përkrahur nga Italia dhe mbështetur nga Miroslav Lajçak.
“Sot, Nënsekretari, Ivan Scalfarotto priti në takim z. Skender Hyseni në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë. Ata patën një takim të frytshëm mbi dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga BE-ja dhe mbështetjen e Italisë në përpjekjen e Miroslav Lajçak”, ka shkruar ai.
Undersecretary @ivanscalfarotto welcomed @shyseni1 at @ItalyMFA today. They had a fruitful meeting on the #EU-facilitated dialogue btw #Kosovo & #Serbia & Italy's support to @MiroslavLajcak effort.
🇮🇹🇪🇺🇽🇰 https://t.co/Fv4kTiWJxL
— Nicola Orlando (@nicolaorlando) October 14, 2020