Telegrafi

Orlando: Institucionet të formohen shpejt, s’ka kohë për të humbur

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando tha se pret konstituimin e shpejtë të Kuvendit të Kosovës dhe betimin e qeverisë së re.

Orlando, përmes postimit në Twitter, tha se ka shumë punë për të luftuar pandeminë dhe për të forcuar ekonominë, rendin dhe ligjin dhe progresin drejt integrimit euro-atlantik.

“Urime të gjithë deputetëve të rinj të Kosovës. Mezi presim për një formim të shpejt të Kuvendit dhe Qeverisë gjithashtu edhe zgjidhjen e presidentit. Shumë punë për të luftuar pandeminë dhe për të forcuar ekonominë, Rendin dhe Ligjin dhe progresin drejt integrimit euro-atlantik. S’ka kohë për të humbur”, ka shkruar Orlando. /Telegrafi.

Congratulations to all new deputies of #Kosovo!

We look forward to a swift formation of Assembly & Government as well as election of President. Lots to do to fight pandemic, strengthen economy & Rule of Law, & progress towards Euro-Atlantic integration. No time to lose!

🇮🇹🇪🇺🇽🇰 https://t.co/kFWDONBcyH

— Nicola Orlando (@nicolaorlando) March 13, 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi të shtunën rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, ku Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka shënuar fitore bindëse, duke fituar 50.28 për qind të votave.

Certifikimi i rezultateve pason trajtimin e ankesave të kandidatëve për deputetë dhe subjekte politike nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa si dhe nga Gjykata Supreme.

Pas certifikimit të rezultatit, sipas Kushtetutës së Kosovës, presidenti i Kosovës, në këtë rast, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, brenda 30 ditësh duhet të thërrasë seancën e parë të kuvendit, në mënyrë që të formohen institucionet e dala nga zgjedhjet. /Telegrafi/