Pas ardhjes së 24 mijë dozave të vaksinës AstraZeneca, Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando thotë se duhet bërë shumë më shumë.
Ai nëpërmjet një shkrimi në Twitter ka thënë se Itali dhe TeamEurope janë ndër mbështetësit kryesor financiar të kësaj përpjeke në të gjithë botën. Orlando thekson se do të vazhdojnë të punojnë me autoritetet vendore derisa të gjithë të jenë të sigurt.
“Mbrëmë, grupi i parë simbolik i vaksinave kundër COVID19 nga Covax mbërriti në Kosovë. Duhet bërë shumë më shumë dhe do të bëhet. Italia dhe TeamEurope janë ndër mbështetësit kryesorë financiarë të kësaj përpjekjeje në të gjithë botën dhe do të vazhdojnë të punojnë me autoritetet vendore derisa të gjithë të jenë të sigurt”, ka shkruar Orlando. /Telegrafi/
Last night 1st symbolic batch of #COVID19 #vaccines from Covax arrived in #Kosovo. Much more needs to be done and will. #Italy & #TeamEurope are among main financial supporters of this worldwide effort & will continue working with local authorities until everyone is safe.
?????? pic.twitter.com/4wLNyUXktf
— Nicola Orlando (@nicolaorlando) March 29, 2021