Site icon Telegrafi

Orlando i entuziazmuar për projektin e zgjerimit të hyrjes në Ferizaj

Është nënshkruar projekti për rehabilitimin e rrugës “Hyrja në Qytetin e Ferizajt”, që është kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Ky projekt do të ketë impakt në zhvillimin ekonomik të Ferizajt, duke bërë edhe më të lehtë qasjen për qytetarët.

Realizimin e projektit e ka fituar kompania italiane “INC”, që në emër të saj e nënshkruajti kontratën, Claudio Dogliani.

Në ceremoninë e nënshkrimit ishte edhe ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.

Ai përmes një statusi në Twiter është shprehur i entuziazmuar për këtë projekt.

“I entuziazmuar me pjesëmarrje së bashku me Kryeministrin Hoti, Ministrin Abrashi dhe EBRD @neiltaylor224 në nënshkrimin e kontratës për zgjerimin e një rruge kryesore në #Ferizaj nga kompania italiane INC e Fininc Group. Kam nderin të jem pjesë e përpjekjes së #TeamEurope në fuqizimin e infrastrukturës strategjike të #Kosovës!”, ka shkruar Orlando.

Exit mobile version