Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka takuar kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, ku kanë diskutuar për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.
Orlando përmes një postimi në Twitter ka thënë se Italia mbështet votimin e lirë, të drejtë dhe paqësor.
“Gjatë një takim me kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka më informoi për përgatitjet e zgjedhjeve. Unë i konfirmova mbështetjen e Italisë për votim të lirë, të drejtë dhe paqësor”, ka shkruar Orlando
Ambasadori më tej ka theksuar se të gjitha partitë dhe kandidatët duhet të promovojnë një garë të ndershme për të gjithë.
“Të gjitha partitë dhe kandidatët tani thirren të promovojnë një garë të ndershëm për të gjithë Kosovën në mënyrë që të dëgjohet zëri i të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Orlando.
Ndryshe ditë më parë u.d e presidentes, Vjosa Osmani caktoi 14 shkurtin si datë për mbajtjen e zgjedhje të parakohshme parlamentare në Kosovë. /Telegrafi/
https://twitter.com/nicolaorlando/status/1347818934653882368