Orkestra ‘2 Korriku’ e ka lansuar projektin e ri muzikor, të cilin e ka sjellë me videoklip.
“Shkon e vjen (tribute to Riza Bllaca)” – kështu e ka titulluar këngën e tyre katërshja e famshme artistike.
Ky projekt muzikor është realizuar në studion e Hekuran Krasniqit.
Në këtë videoklip shfaqen bashkë “katër Fatosat”.
Aty interpretojnë regjisori dhe ish-drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Fatos Berisha, aktori Fatos Kryeziu dhe këngëtarët Faton Isufi dhe Fatos Hoxha.
Videoklipi është realizuar nga produksioni i A-Mol TV.
Është një përpunim interesant i këngës “Shkon e vjen” që ju ftojmë ta dëgjoni më poshtë. /Telegrafi/