Telegrafi

Orkat vrasëse filmohen nga ajri duke mbytur peshkaqenët e mëdhenj të bardhë

Shkencëtarët kanë publikuar dëshmi që konfirmojnë se orkat vrasin peshkaqenët e mëdhenj të bardhë.

Fjala është për videon e filmuar me dron nga ajri, ku shihen orkat duke mbytur një prej peshkaqenëve më të mëdhenj, transmeton Telegrafi.

Tufa e orkave që janë pjesë e familjes së balenave janë filmuar duke ndjekur nga pas peshkaqenin e madh të bardhë, që iu nevojitën një orë të arrijnë në Mossel Bay, qytetin port në provincën jugore të Western Cape.

Kjo ndjekje fillimisht është filmuar nga helikopteri e më pas edhe me dron, kurse shkencëtarët janë deklaruar këtë javë lidhur me këto dëshmi.

“Për një sjellje të tillë, më parë nuk kemi qenë dëshmitarë, e edhe më pak nga ajri”, tha Alison Towner, eksperte e peshkaqenëve nga akademia Marine Dynamics Academy në Gunsbay në Afrikën e Jugut, që njëherit është në krye të ekipit të këtij  studimi. /Telegrafi/