Site icon Telegrafi

Orka Holding: Vazhdojmë të punojmë sipas rregullave ligjore

“Orka Holding” me të gjitha filialet që punëson mbi 3.000 punonjës, punon rregullisht dhe normalisht i kryen aktivitet e biznesit, financiare dhe aktuale, njoftojnë nga kompania.

Nga atje shtojnë se “Orka Holding” vazhdon të punojë në pajtim me standardet profesionale dhe rregullave ligjore të Republikës së Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Orka Holding” është njëra nga kompanitë e dyshuara të Prokurorisë Speciale Publike për rastin “Perandoria”./Telegrafi/

Exit mobile version