Site icon Telegrafi

Orka, balena vrasëse që rrezikon zhdukjen e peshkaqenit të bardhë

Balena vrasëse ose orka është një balenë me dhëmbë që i përket familjes së delfinëve oqeanikë, nga e cila është anëtari më i madh. Balenat vrasëse kanë një dietë të larmishme, megjithëse popullatat individuale shpesh specializohen në lloje të veçanta të preve.

Kur i shihni orkat, fillimisht i mendoni si të buta dhe të bukura për tu parë, por një studim në vitin 2019 tregoi se këto balena janë vërtet të mira për të trembur kafshën më të frikshme në det. Po orkat kanë rrëzuar peshkaqenin e bardhë nga froni i tyre si grabitqari më i suksesshëm.

Një ekip i shkencëtarëve detarë zbuluan se peshkaqenë të bardhë (Carcharodon carcharias) kur të përballen me orkat, e lirojnë vendin e tyre kur janë duke gjuajtur, edhe pse orkat mund vetëm të kalojnë aty pranë”, tha ekologu detar Salvador Jorgensen i Akuariumit të Gjirit Monterey, shkruan ScienceAlert.

Të dhënat zbuluan se sa herë që orkat shfaqeshin në rajon – si, çdo herë të vetme – peshkaqenët bënin një largim të shpejtë, deri sa orkat largohen, transmeton Telegrafi.

Jo vetëm peshkaqenë të vegjël, por edhe peshkaqenë të mëdhenj orkat arrin ti mposhtin.

Disa prej tyre me madhësi prej mbi 5.5 metra u panë të mbytur nga orkat. Por 5.5 metra është një gjatësi e vogël në krahasim me orkat.

Përveç kësaj, orkat janë vërejtur duke prerë peshkaqenët e mëdhenj në të gjithë botën, përfshirë këtu pranë Ishujve Farallon. /Telegrafi/

Exit mobile version