Telegrafi

Orizi i kuq ul kolesterolin në gjak

Në studim kanë marrë pjesë 25 persona me nivel të rritur të kolesterolit në gjak, të cilët nuk konsumojnë barna për uljen e kolesterolit. Pas katër javësh të konsumimit të ekstraktit të orizit të kuq si shtesë ushqimore, te personat e eksperimentuar është vërejtur një ulje e dukshme e nivelit të përgjithshëm të kolesterolit dhe atij LDL.

Orizi i kuq mund të ulë nivelin e kolesterolit në gjak po thuajse po aq sa edhe barnat e grupit të statinave, që mund të jetë e rëndësishme për personat që nuk mund ta durojnë përdorimin e statinave. /Telegrafi/