Telegrafi

Orizi bojëkafe mbron nga diabeti

Rezultatet e hulumtimit tregojnë se konsumi i lartë i orizit të bardhë është i lidhur edhe me rrezikun më të madh për t’u prekur nga diabeti krahasuar me konsumin më të ulët të tij.

Në anën tjetër shkencëtarët kanë vërejtur se te grupi i cili ka zëvendësuar pjesërisht (50 gr/ditë) orizin e bardhë me oriz ngjyrë kafe, gjasat për t’u prekur nga diabeti kanë qenë 16% më të ulëta. Nëse orizi i bardhë është hequr krejtësisht prej përdorimi, rreziku është ulur madje në 36%.

Autorët bëjnë të ditur se për shkak të procese të ndryshme të përpunimit të orizit të bardhë dhe atij ngjyrë kafe, edhe efektet janë të ndryshme. /Telegrafi/