Modelja shqiptare, Oriola Marashi, si shumë nga personazhet publike është përfshirë nën frymën e virusit vdekjeprurës coronavirus.
Ndonëse është aktive në rrjetet sociale, ajo publikon imazhe dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Bukuroshja së fundmi ka ndarë një fotografi në Instagram, në të cilën shfaqet në formë të mahnitshme, gjersa vjen me një mesazh.
“Përshëndetje unë jam Oriola. Jam këtu për ta mbytur coronën”, është përshkrimi që ia ka vënë këtij postimi.
Kjo fotografi ka marrë mbi 33 mijë pëlqime dhe me dhjetëra komente të ndryshme nga miqtë, kolegët dhe fansat e saj.
Ndërkaq, sipas raportime është shënuar edhe viktima e dytë në Shqipëri nga coronavirusi. /Telegrafi/