Telegrafi

Oriola ngacmon imagjinatën e fansave me vallëzimin provokativ në bikini

Se është njëra nga personazhet më atraktive shqiptare modelja nga Shqipëria, Oriola Marashi, këtë tashmë e ka dëshmuar. 

Bukuroshja e cila ndiçet nga një numër i madh i njerëzve në rrjetet sociale nuk heziton që të publikojë imazhe dhe video të llojllojshme, duke mos munguar edhe ato provokuese.

Një të tillë e ka publikuar së fundmi derisa shfaqet tërheqëse nga Spanja, në një palë bikini të kuqe dhe nuk ka dyshim se ka marrë vëmendje të madhe me vallëzimin joshës që bën.

Veç kësaj video, Oriola ka sjell edhe tri fotografi tjera në bikini, ku mori pëlqime dhe komente të shumta nga fansat e saj, duke e përgëzuar për linjat trupore.

Modelja Marashi tash e disa ditë ndodhet në Spanjë bashkë me miqtë e saj, mbase për ndonjë projekt të ri, bazuar në postimet që publikon.

Lexo po ashtu Shkëlqen në setin e ri fotografik, Oriola: E dua punën time, e bëj me pasion

Muaj më parë, modelja shqiptare dhe një nga femrat më të kërkuara në fushën e modelingut, u bë pjesë e kompanisë prestigjioze ndërkombëtare, “Guess”. /Telegrafi/